Lëvorja e qepës ruan shëndetin, falë kuercetinës

  • 18 September 2018 - 16:03
Lëvorja e qepës ruan shëndetin, falë kuercetinës

Megjithëse nuk konsumohen, lëvorja e qepës është përplot me kuercetinë, antioksidues të fuqishëm që rregullon shtypjen e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë edhe arteriosklerozën. Nëse shtoni lëvoren e qepës në cilëndo shujtë të rregullt, qoftë supë apo gjellë, do ta forconi shujtën tuaj me antioksidues të fuqishëm, por edhe me nutrientet e tjera të përdorshme. Qepa është një nga perimet më të shëndetshme në botë dhe që moti njihet për nga vetitë kundër baktereve. Qepa është shumë e shkëlqyeshme për ekuilibrimin e nivelit të sheqerit në gjak, parandalon gjakrrjedhjen nga hunda, shkatërrimin e qelizave të kancerit dhe në forcimin e sistemit imun, falë vitaminave C. Për dallim nga qepa e ndritshme në ngjyrë, ajo e errët përmban sasi të madhe me kuercetinë, bioflavonoide që janë të shkëlqyeshme për shkatërrimin e efekteve të dëmshme të radikaleve të lira. Pos se është antioksidues i fuqishëm, kuercetina po ashtu është e hatashme në luftën kundër kancerit, infeksioneve me baktere dhe kërpudha, por edhe kundër inflamacioneve.

 

(Kosova Sot)