Pemët që ndihmojnë të dobësoheni

  • 18 September 2018 - 21:27
Pemët që ndihmojnë të dobësoheni

Ae keni ditur se ekzistojnë pemë që përkundër sheqerit natyral, ndihmojnë të humbni në peshë? MOLLËT Mollët e shijshme janë të pasura me fibra që mbajnë të ngopur deri në shujtën e radhës dhe rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. E përsosur si zamër para apo pas ushtrimeve, mollët mund t'i hani me një lugë gjalpë kikirikësh për shije edhe më të mirë.

PORTOKAJTË

Portokajtë, si edhe mollët, janë të pasur me fibra, por edhe me ujë. Kështu do të mbeteni të hidratuar dhe të ngopur midis shujtave.

MJEDRAT

Mjedrat kanë sasi më të madhe të fibrave nga të gjitha pemët - madje 9 gramë për gotë. Të ëmbla dhe të shijshme mund të konsumohen në disa mënyra të ndryshme.

GREJPFRUTI

Grejpfruti nxit prodhimin e naringjinës, substancë që e ul shtypjen e lartë të gjakut dhe provon humbjen e kilogramëve.

DARDHËT

Një dardhë e madhësisë mesatare mundet të përmbajë rreth 20 për qind sasi të nevojshme ditore me fibra, që e shndërron në zamër të shëndetshme.  

 

(Kosova Sot)