Nga problemet me tretjen e deri te infeksionet: Si ta 'lexoni' gjuhën dhe çfarë thotë për shëndetin tuaj

  • 18 September 2018 - 23:03
Nga problemet me tretjen e deri te infeksionet: Si ta 'lexoni' gjuhën dhe çfarë thotë për shëndetin tuaj

Mundësitë janë të mëdha se nuk merrni shumë kohë për ta ekzaminuar gjuhën tuaj, por një shikim i shpejtë mund të zbulojë të dhëna befasuese për gjendjen e shëndetit tuaj të përgjithshëm. Në fakt, ka shumë të dhëna dhe informata që mund të nxirren nga 'leximi' i madhësisë së gjuhës, cilësisë, ngjyrës dhe formës. Nga struktura e gjuhës, formës dhe ngjyrës, ekspertët për 'FEMAIL' kanë treguar si mund ta lexoni këtë organ për t'i zbuluar sekretet e shëndetësisë

NGJYRA E GJUHËS

'Një gjuhë normale, e shëndetshme zakonisht ka ngjyrë pink, të kuqe të ndritshme me një shtresë të hollë të bardhë dhe nuk është as tepër e trashë, as tepër e hollë dhe jo shumë e butë dhe as e mbivendosur në dhëmbë, shpjegon Holland. Nëse qarkullimi është i kufizuar - kjo mund të shfaqet gjatë ciklit menstrual - gjuha mund të jetë shumë vjollcë. Gjuha e zbehtë është shenjë e mungesës së mineraleve dhe vitaminave dhe zakonisht dallohet tek ata që vuajnë nga anemia. Gjuha e kuqe (varësisht nga cila pjesë e trupit kjo korrespondon në hartën e gjuhës) prezanton nxehtësi. Kjo do të thotë temperaturë dhe ethe që përcillet me menopauzë.

FORMA E GJUHËS

Pjesa e parë e diagnostikimit përfshin një shikim në formën e gjuhës. Holland ka thënë se gjuha e fryrë mund të sugjerojë mungesën e nutrienteve dhe lëngjeve, derisa gjuha e hollë sugjeron dehidrimin.

SHTRESAT E GJUHËS

Nëse gjuha ka shtresë të hollë, të bardhë, kjo konsiderohet e shëndetshme dhe normale, ndërsa, nëse nuk ka shtresë, kjo do të thotë dehidrim. Gjuha e verdhë dhe e thatë përfshin "zjarrmi" në trup. Sa më e thellë ngjyra, më i lartë është niveli i 'zjarrmisë' në trup. Gjuha me shtresë të hirtë dhe të zezë do të thotë 'stagnim'. Kjo i referohet qarkullimit të energjisë, gjakut dhe lëngjeve në trup.

STRUKTURA E SIPËRFAQES SË GJUHËS

Një gjuhë me gunga dhe dredha-dredha apo të çara tregon problemet potenciale. Gungat në gjuhë diagnostikohen varësisht nga vendi ku shfaqen dhe si duket. Për shembull, një gungë në majë të gjuhës mund të jetë shenjë e infeksioni bakterial apo infeksionit viral apo edhe reaksion alergjik. Të çarat e thella në qendër tregojnë se personi është i prirë për të vuajtur nga problemet me tretjen, ulcerat. Gjuha copa-copa, po ashtu quhet edhe 'gjuha gjeografike', tregon nxehtësinë në stomak dhe manifestohet me acidin refleks. Gjuha e skuqur tregon mbajtjen e lëngjeve në organizëm.

 

 

(Kosova Sot)