Llojet e çajit si preparat i shkëlqyeshëm për dobësim

  • 19 September 2018 - 16:38
Llojet e çajit si preparat i shkëlqyeshëm për dobësim

Nëse në mënyrë të mençur zgjidhni çajin ta konsumoni pa sheqer, ju ndihmon ta detoksikoni trupin dhe të humbni në peshë.

ÇAJI I BARDHË

Çaji i bardhë, falë përbërësve, konsiderohet i shkëlqyeshëm për humbjen në peshë. Për prodhimin e çajit të bardhë përdoren vetëm sythat e mbyllur dhe gjethet e reja në të cilat gjenden linjat e bardha. Çaji i bardhë njihet edhe për vetitë në shëndet, falë faktit se lufton efektin e dëmshëm të radikaleve të lira.

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër më së miri njihet për efektin e tij që ka te humbja në peshë. Suksesi i këtij çajit qëndron në kombinimin e veçantë të kafeinës dhe substancës katehol që ka efekt të shpejtë në shkrimin e dhjamit. Marrë parasysh faktin se metabolizmin e sjell në gjendje aktive, është pije e mirë edhe për detoksikimin e mëlçisë nga helmet.

ÇAJ I MENTËS

Vajrat eterike që fshihen në gjethen e mentës njihen si tkurrës të oreksit që shfaq ndjenjën e papritshme të urisë. Prandaj, menta dhe aroma e saj stimulojnë prodhimin e hormoneve që në shkëmbim rregullojnë ndjenjën e ngopjes dhe në mënyrë automatike parandalojnë urinë.  

 

(Kosova Sot)