Grejpfruti -ushqimi ideal për përtëritje

  • 20 September 2018 - 22:44
Grejpfruti -ushqimi ideal për përtëritje

E dhe pse është zbuluar që në shekullin e tetëmbëdhjetë, popullariteti i tij nuk është pakësuar as sot e kësaj dite. Njihet si pemë e shëndetshme, prej tij merren vajrat eterike që përdoren në parfume dhe freskimin e hapësirave. Përmban shumë vitamina C, por edhe likopen, fibra, fosfor, magnez, hekur dhe shumë përbërës të tjerë që e shndërrojnë në ushqimin më të preferuar

HUMBJA NË PESHË Krahas ushtrimeve të rregullta, grejpfruti nxit shkrirjen e shpejtë të yndyrave, e aroma e tyre është dëshmuar se zvogëlon oreksin sepse ndikon në enzimat e mëlçisë, kështu që ul dëshirën për ushqim. PËR

LËKURË TË BUKUR Grejpfruti është i pasur me vitamina C që nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurës, duke e bërë më të bukur dhe më elastike, lufton edhe zbokthin dhe parandalon aknet dhe parregullsitë e tjera në lëkurë. Kjo njëherësh edhe është arsyeja përse grejpfrutin e hasim në shumë produkte të kozmetikës që për qëllim kanë mbrojtjen e lëkurës.

 

(Kosova Sot)