Kjo metodë e dobësimit nuk bazohet në kufizime

  • 21 September 2018 - 08:36
Kjo metodë e dobësimit nuk bazohet në kufizime
Me siguri se disa herë e keni dëgjuar për termin detoksim, por a e dini saktë domethënien e tij? Detoksim është kur me vetëdije hiqni dorë nga disa ushqime që më pas mund të konstatonit saktë se si ndiheni kur trupi më nuk reagon në një gjë konkrete. Bëhet fjalë për mjetin që e dalloni dhe e shihni saktë se si ndiheni nga ushqimet e ndryshme dhe substancat. Ajo që është më e mira, detoksi nuk bazohet në shkurtim, por në zbulim, e qëllimi i tij nuk është mundimi i vetes. Kur shikojmë më pas, bëhet fjalë për metodën antike - që ka të bëjë me agjërimin. Në mjekësinë tradicionale detoksimi përdoret për eliminimin e helmeve por edhe për ekuilibrimin e mendjes dhe trupit. Detoksimi është pastrimi i duhur, hedhja e çdo gjëje të dëmshme, e kjo përfshin shmangien e ushqimit që na bën të ndihemi të rëndë, që pengon lëvizshmërinë. Kur nuk konsumoni ushqimet që nuk ju ushqejnë, do t'i ktheheni elanit të jetës.

(Kosova Sot)