Mbron zemrën, siguron gjumë të rehatshëm dhe forcon përqendrimin

  • 21 September 2018 - 08:37
Mbron zemrën, siguron gjumë të rehatshëm dhe forcon përqendrimin
P os se freskon dhe e tkurrë urinë, rrushi në mjekësinë popullore përdoret edhe për shërimin e shumë sëmundjeve. Preferohet për pastrimin e gjakut, rregullimin e tretjes, heqjen e shtresave dhjamore nga trupi, shërimin e proceseve inflamatore të organeve tretëse, si dhe te problemet reumatike dhe te alergjitë e lëkurës. Lëngu i freskët i rrushit është i pasur me vitamina A, B dhe C dhe me shumë minerale. Rrushi ndikon edhe si tonik natyral, e njëherësh edhe ushqen. Është burim për bioflavonoide që e mbrojnë organizmin nga efekti i dëmshëm i radikaleve të lira. Pasi që përmban antioksidues të ndryshëm ndikon fort kundër baktereve, viruseve, inflamacioneve dhe alergjive. Sugjerohet ta konsumoni edhe kundër qarkullimit jo të mirë të gjakut, e ndikon edhe në ngadalësimin e procesit të plakjes, parandalon demencën dhe sëmundjet e syve. Edhe rrushi i bardhë posedon të njëjtën vlerë ushqyese megjithëse përmban më pak kalium dhe kalcium se sa rrushi i zi. Lëkura e rrushit të zi është i pasur me fenole, që ia japin ngjyrën dhe shijen, e është shumë i dobishëm për shëndetin.  

(Kosova Sot)