Do të befasoheni: Nutricistja zbulon sa shujta në ditë duhet konsumuar për linjë të përsosur

  • 21 September 2018 - 19:36
Do të befasoheni: Nutricistja zbulon sa shujta në ditë duhet konsumuar për linjë të përsosur

Secila femër ka dëshirë që të ketë linjë vitale, por për disa kjo thjesht nuk ka sukses. Shkaku i ritmit të shpejtë të jetës, shumica konsumojnë në shpejtësi dhe nuk ia dalin ta përcjellin kafjallin, drekën dhe darkën. Nutricistja nga Australia Mitchele AdamsArent, për "Business Insider", ka zbuluar se sa e rëndësishme është që të konsumohen tri shujta apo gjashtë shujta në ditë. Hulumtimet kanë treguar se pa marrë parasysh faktin se sa kalorike janë shujtat apo sa proteina konsumoni në trup, ata që kanë ngrënë gjashtë herë në ditë, për dallim nga ata që kanë ngrënë tri herë në ditë, kishin humbur kilogramët. Ata që kishin konsumuar tri herë në ditë nuk kishin humbur asnjë centimetër, asnjë kilogram. Ata që kishin ngrënë gjashtë herë në ditë në fakt kishin ndryshuar kompozimin e trupit të tyre, e nuk kanë humbur në peshë - ka shpjeguar Adams-Arent. "Të jemi të sinqertë, kur njerëzit duan të humbin në peshë, në fakt nuk dëshirojnë këtë. Ata duan ta ndryshojnë dukjen e tyre. Prandaj, nëse hiqni peshën, përqendrohuni në ushqimin tuaj, hani proteina, humbni dy gramë në peshë për një periudhë kohore prej 24 orësh, kjo do të thoshte nga 20 deri 25 gramë proteina për shitje në çdo tre orë. Me pak ushtrime, do të ndryshoni shumë më shumë se shifrat në peshë, do ta ndryshoni dukjen e trupit, e kjo në fakt është ajo që dëshironi - thotë AdamsArent. Nutricistja Keri Grans shpjegon për "Womens Health" se përse sasia e shujtave është e rëndësishme në ndryshimin e fizionomisë. "Shumë nga pacientët e mi kanë përfituar duke konsumuar gjashtë shujta të vogla, sidomos femrat që kishin shprehi që për kohë të gjatë të presin më gjatë, prandaj edhe kanë konsumuar më shumë sesa që në të vërtetë kishin nevojë. "Shujtat e vogla, njëjtë sikurse edhe shujtat e mëdha, duhet të përmbajnë yndyra të shëndetshme, proteina dhe karbohidrate'. Idetë për shujta të vogla: Jogurt grek me pemë. Djathë me karotë dhe selino. Një rriskë bukë me drithëra dhe domate. Biskota nga drithërat me djathë dhe rriska të mollës. Vezë të ziera me perime.

(Kosova Sot)