Pemët që shërojnë kancerin

  • 23 September 2018 - 08:24
Pemët që shërojnë kancerin

Mjekët kanë testuar tashmë përzierjen e ilaçeve dhe frutave të malit në shërimin e kancerit të pankreasit. Studimi ka treguar se me përdorimin e kombinimit ishin vrarë shumë qeliza të kancerit se sa vetëm kur janë përdorur vetëm ilaçet. Janë disa ushqime që po ashtu e zvogëlojnë rrezikun për kancer.

BORONICAT

Boronicat janë burim për vitamina C dhe K, mangan dhe fibra dietale. Konsiderohet se boronicat kanë më së shumti antioksidues, kryesisht pasi përmbajnë shumë fitokemikate si dhe acide elagjine që kanë efekt kundër kancerit.

BORONICAT E KUQE

Një porcion boronica të kuqe ofron së paku 10 për qind të nevojave ditore me vitamina C dhe fibra. Vitamina C mbron ADN-në dhe parandalon krijimin e materieve kancerogjene. Studimet e shumta kanë treguar se boronicat e kuqe zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i gjirit, zorrës së trashë, prostatës dhe mushkërive.

QERSHITË DHE VISHNJAT

Këto pemë kanë efekt kundër inflamacioneve dhe antibakterial. Sasia e madhe me fibra zvogëlon ekspozimin e qelizave të kancerit të zorrëve. Pos qershive dhe vishnjave, ushqimet që luftojnë kancerin janë edhe: brokoli, mollët, liri, grejpfruti, arrat, hudhra dhe domatet. 

 

(Kosova Sot)