Këshilla për detoksimin e shpejtë dhe të thjeshtë të trupit

  • 24 September 2018 - 08:23
Këshilla për detoksimin e shpejtë dhe të thjeshtë të trupit
 Sezoni i detoksimit të trupit nxit përmirësimin e shëndetit në përgjithësi. Një nga mënyrat për ta bërë këtë është të filloni gradualisht të pakësoni sasinë e sheqerit që e konsumoni. Kjo po ashtu përfshin edhe mjaltin dhe ëmbëltuesit artificial. Nëse konsumoni shumë sheqer, ju kërkoni nga organizmi të sekretojë më shumë insulinë, që shkakton tendosjen e pankreasit. Kjo shprehi afatgjate mundet të shkaktojë lodhjen kronike, diabetin dhe kancerin dhe luftën konstante me mbipeshë. Po ashtu, ajo që ka rëndësi te detoksimi është të konsumoni ujë me limon çdo mëngjes para kafjallit. Limoni ndihmon hidratimin e organizmit dhe përmirëson tretjen si dhe hedh jashtë substancat helmuese nga trupi. Edhe ushtrimet e rregullta përmirësojnë qarkullimin e gjakut, kjo e përmirëson tretjen, pakëson tensionimet dhe e forcon trupin. Mos harroni as çajin. Pos se është i pasur me antioksidues, çaji hidraton organizmin tuaj dhe krijon ndjenjën e të qenët ngopur. Në menynë tuaj duhet të përfshini mjaft pemë dhe perime, bashkë me drithëra, bishtaja dhe me sasi të arrave. 

(Kosova Sot)