Mëngjes i vështirë? Ja disa hapa që do ju bëjnë të zgjoheni plot energji

  • 24 September 2018 - 09:48
Mëngjes i vështirë? Ja disa hapa që do ju bëjnë të zgjoheni plot energji

Shpesh herë njerëzit e kanë shumë të vështirë zgjimin në mëngjes. Ky është një problem shumë i përhapur dhe e dëgjojmë shpesh shprehjen ‘e urrej mëngjesin’. Në fakt zgjimi është një proces normal të cilin duhet të dish si ta bësh më të bukur. Nëpërmjet disa këshillave do ju tregojmë si të bëheni njerëz mëngjesi.

1- Flini herët në darkë

Nëse e keni të vështirë zgjimin në mëngjes kjo ndodh pasi ju gjatë natës qëndroni zgjuar. Përpiquni të flini më shpejt dh do kuptoni që mëngjesi është shumë i mirë

2- Krijoni një orar

Nëse ju flini dhe zgjoheni në të njëjtin orar, në pjesën më të madhe të ditëve, do e keni më të thjeshtë të bëni një zgjim normal pa shumë vuajtje.

3- Vendosni alarmin e duhur

Shpesh njerëzit zgjedhin të vendosin zile alarmi muzikë të fortë e cilat ju shkakton dhimbje koke. Kështu sapo keni nisur ditën keq.

4- Mos i lini asnjëherë punët për në mëngjes

Mëngjesi është periudha më e vështirë e ditës. Nëse ju i lini disa punë për në mëngjes, zgjimi bëhet më i vështirë. Përgatisni mëngjesin, çantën që në darkë.

5-hapni dritaren dhe lejoni dritën të depërtojë në dhomë

Nuk ka ndjesi më të bukur se sa përjetimi i flladit të mëngjesit. Rrezet e para të diellit bien mbi dritaren tuaj dhe era e lehtë ju kalon nëpër flokë.

(Kosova Sot)