Ju mundojnë pagjumësia dhe stresi, ky lëng sa hap e mbyll sytë ju fut në gjumë

  • 24 September 2018 - 20:21
Ju mundojnë pagjumësia dhe stresi, ky lëng sa hap e mbyll sytë ju fut në gjumë

Ata që e kanë provuar këtë lëng thonë se vërtet funksionon. Para gjumit, pini një gotë qumësht të ngrohtë bademi të përzier me pak kurkumë. Këtë përzierje e quajnë si "qumështi i artë", ndihmon të flini, por edhe të relaksoheni dhe të keni disponim më të mirë. Në fakt, ky lëng është i pasur me magnez, mineral që është i rëndësishëm për eshtra, funksionimin e nervave dhe muskujve, por edhe për gjumë. Ekspertët thonë se njerëzit që nuk kanë sasi të mjaftueshme të magnezit më shpesh kanë probleme me gjumin, dhe se te disa është shkaktar i pagjumësisë. Mu për këtë shkas, ata theksojnë se mbajtja në normale e nivelit të magnezit dërgon te një gjumë më cilësor. Nëse edhe ju keni probleme me gjumin, ia vlen ta përdorni këtë pije, por ka edhe metoda tjera. Ekspertët thonë se dikujt i ndihmon të flenë lakuriq. Sipas tyre, kjo ndihmon në arritjen optimale të trupit. Për dikë, veshja e pizhameve parandalon trupin të arrijë temperaturën optimale, përkatësisht e kanë më të nxehtë. Një teknikë tjetër është edhe akupresura, që bëni para gjumit. Me gishtërinj butësisht bëni presion sipër buzës së sipërme dhe nën hundë, merrni frymë thellë.  

 

(Kosova Sot)