KËTO USHQIME HARRONI, PO DESHËT BARK TË RRAFSHËT

  • 25 September 2018 - 11:59
KËTO USHQIME HARRONI, PO DESHËT BARK TË RRAFSHËT
Sheqeri Në rast se dëshironi të hiqni barkun dhe dhjamin, që të keni bel të hollë, atëherë duhet të hiqni dorë nga sheqeri si dhe ushqimet që përmbajnë sheqerna të fshehur, pijet e gazuara dhe pijet sportive. Ky ushqim ndërlidhet me prodhimin e kortizolit, hormonin e stresit.

Alkooli Konsumimi i alkoolit ndërlidhet me krijimin e yndyrës në stomak. Kur të konsumoni alkool, atëherë mëlçia ngadalëson metabolizmin. Një gotë verë nuk është problem, por konsumimi i tepërt krijon shtresat dhjamore.

(Kosova Sot)