NËSE KONSIDERONI SE KONSUMIMI I JOGURTIT ËSHTË I SHËNDETSHËM, MASHTROHENI RËNDË

  • 26 September 2018 - 12:03
NËSE KONSIDERONI SE KONSUMIMI I JOGURTIT ËSHTË I SHËNDETSHËM, MASHTROHENI RËNDË
Pas analizës te më shumë se 900 jogurtëve në tregun britanik, ekspertët paralajmërojnë se shumica e tyre janë përplot me sheqer dhe se publiku nuk guxon të mashtrohet thuajse po konsumon ushqim të shëndetshëm. Ekspertët kanë konstatuar se jogurtët organik ishin më të ëmblit dhe në 100 gramë përmbanin më shumë sheqer se sa pijet e gazuara. Sipas tyre, vetëm jogurti natyral dhe ai grek mund të cilësohet si i shëndetshëm. Studimi i ekspertëve britanik ishte publikuar në revistën shkencore "BMJ Open".

(Kosova Sot)