MUAJI I LINDJES ZBULON SE NGA CILAT SËMUNDJE MUND TË PREKENI (1)

  • 11 October 2018 - 14:11
MUAJI I LINDJES ZBULON SE NGA CILAT SËMUNDJE MUND TË PREKENI (1)
Në cilin muaj keni lindur, kjo zbulon sëmundjet prej të cilave mund të prekeni gjatë jetës
 
Image

JANAR Personat e lindur në muajin e parë, mesatarisht vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës. Po ashtu, tek ata dy herë më shumë shfaqet diabeti i tipit 2 në krahasim me njerëzit e tjerë. Disa studime kanë treguar se personat e lindur në janar dhe dhjetor janë më të prirë të preken nga depresioni dhe skizofrenia. 

 

Image

SHKURT Shumë persona të lindur në shkurt vuajnë nga sistemi i dobët imun. Kjo sjell deri te alergjia në polen, si dhe te sëmundjet e tjera alergjike. Po ashtu, shpesh preken edhe nga kanceri në mushkëri dhe prostatë, si dhe kalcifikimet vaskulare. Nga ana tjetër, personat e lindur në shkurt rrallëherë sulmohen nga insektet. 

 

Image

MARS Njerëzit e lindur në mars shpesh vuajnë nga "angina pektoris". Femrat ose vuajnë nga mbipesha ose janë anoreksike. Pikë e dobët e tyre është zemra. Nuk është i rrallë as kanceri i prostatës, derisa vuajnë edhe nga alergjia në polen. 

 

Image

PRILL Personat e lindur në muajit prill kanë rrezik të shtuar të preken nga kanceri. Te ta shpesh shfaqen edhe sëmundjet e mushkërive dhe respiratore, si dhe sëmundjet e zemrës. Vuajnë edhe nga inflamacionet në fyt, por më rrallë nga bronkiti. Vuajnë edhe nga depresioni, janë të prirë të konsumojnë alkool.

 

Image

MAJ Së pari, lajme të mira për ata të lindur në muajin maj - më rrallë preken nga sëmundjet sesa të tjerët. Mundësia që të preken nga kanceri është shumë e rrallë, por janë të rrezikuar të preken nga skleroza multiple, shtypja e lartë e gjakut si dhe mos-toleranca në gluten. Këta persona, kur të plaken, janë të prirë që të preken nga depresioni. 
 

Image

QERSHOR Kur janë në stres, personat e lindur në qershor kanë oreks të dobët. Janë të prirë nga anoreksia, për 30 për qind më shumë në krahasim me personat e lindur në muaj e tjerë, si dhe janë shumë të rrezikuar nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës në moshën e shtyrë. Por, rrallëherë preken nga kanceri apo sulmi në zemër. 
 

(Kosova Sot)