Rregulloni shtypjen e gjakut në mënyrë natyrale - Shëndetësia - Kosova Sot
Rregulloni shtypjen e gjakut në mënyrë natyrale

Rregulloni shtypjen e gjakut në mënyrë natyrale

Përgatitni tinkturën nga kaçja që e rregullon shtypjen e gjakut, e përshpejton qarkullimin, forcon enët e gjakut dhe zemrën. Krahas kësaj, ul rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve të zemrës derisa zbut edhe simptomat e bronkitisit, inflamacionet e mushkërive dhe sëmundjeve tjera të mushkërive.

PËRBËRËSIT:

- 60 g përzierje të gjetheve dhe luleve të kaçes - 3 dcl alkool mjekësor 96 për qind.

PËRGATITJA:

Imët copëtoni gjethet dhe lulet dhe i vendosni në një kavanoz prej qelqit. Derdhni sipër tre decilitra alkool, përzieni,e mbyllni dhe e lini në temperaturë të dhomës për tre javë. Atëherë përmbajtjen e procedoni në një ambalazh të errët që mbyllet hermetikisht dhe e ruani në vend të errët e të ftohtë.

PËRDORIMI:

Tretni 15 pika tinkturë në 50 deri 100 ml ujë dhe e pini gjysmë orë para shujtave. E pini 3-4 herë në ditë.

 

(Kosova Sot)

7 orë e 57 minuta më parë
24/10/18