MUAJI I LINDJES TREGON SE NGA CILAT SËMUNDJE MUND TË PREKENI (2)

  • 12 October 2018 - 15:19
MUAJI I LINDJES TREGON SE NGA CILAT SËMUNDJE MUND TË PREKENI (2)
Në cilin muaj keni lindur, kjo mes të tjerash tregon edhe nga cilat sëmundje mund të prekeni

 
Image

KORRIK Të lindurit në korrik kryesisht nuk kanë probleme me depresion. Mirëpo, pikat e tyre më të dobëta janë sistemi i organeve të tretjes, e po ashtu edhe dhëmbët dhe eshtrat. Pos kësaj, më shpesh sëmuren edhe nga diabeti, tipi 1. Më pak rrezikohen nga pika në tru dhe infarkti.

 

Image

GUSHT Të lindurit në muajin gusht më shpesh preken nga alergjitë në pluhur dhe merimangat. Pos kësaj, shpesh preken edhe nga konjuktivitisi. Mirëpo, të lindurit në këtë muaj kanë zemër shumë të shëndetshme dhe më pak të rrezikuar nga sulmi në tru dhe në zemër. Po ashtu, të vogla janë gjasat për t'u prekur nga kanceri dhe astma.

 

Image

SHTATOR Personat e lindur në shtator në fëmijëri kanë probleme me ekzemë. Mirëpo, me kalimin e kohës ky problem kryesisht zhduket. Pos kësaj,të vogla janë gjasat që të preken nga diabeti, sëmundjet e zemrës apo inflamacioni i bajameve. Por, kanë probleme me stomak, inflamacion të organeve të frymëmarrjes dhe alergji.

 

Image

TETOR Nëse keni lindur në tetor, deri më tani keni përjetuar shumë sëmundje. Fëmijët e tetorit vuajnë nga të gjitha sëmundjet, përfshirë thyerjen e eshtrave, osteoporozën, probleme me dhëmbë derisa vuajnë edhe nga astma, kanë probleme me vena dhe infeksionet e organeve të frymëmarrjes. Por, jo gjithçka është e zezë. Jetojnë më gjatë se të tjerët dhe pak preken nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe shtypja e lartë e gjakut.

 

Image

NËNTOR Bronkiti akut, viruset, neurodermatiti, sëmundjet neurologjike dhe çrregullimi me vëmendje janë të shpeshtë te këta njerëz të lindur në nëntor. Por, sëmundjet si mbipesha, diabeti dhe sëmundjet e zemrës rrallëherë i prek këta njerëz. Pos kësaj, jetëgjatësia e tyre është më e gjatë se mesatarja, rrallëherë kanë telashe me plleshmërinë.

 

Image

DHJETOR Të lindurit në dhjetor kanë rrezik të shtuar nga të gjitha llojet e lëndimeve, siç janë thyerjet, njollat, të mavijosurat. Po ashtu, midis tyre të shpeshta janë shfaqja e skizofrenisë dhe depresionit. Edhe këta persona jetojnë gjatë derisa janë të kursyer nga sëmundjet, si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. 
 

(Kosova Sot)