Shkrini kilogramët me ndihmën e dietës me banane

  • 19 October 2018 - 09:17
Shkrini kilogramët me ndihmën e dietës me banane
Kjo dietë hit është shumë popullore, derisa rregulli bazë i saj është që për kafjall të hani banane me një apo dy gota ujë të vakët. Për kafjall nevojitet që të hani një banane, e sasia maksimale e lejuar është katër banane për çdo mëngjes. Shujtat e tjera duhet të jenë të lehta, të vogla dhe më të shpeshta. Sidomos rregulla të forta për pjesën tjetër të ushqimit nuk ka. Ushqehuni në mënyrë natyrale për drekë dhe darkë, por mos e teproni. Dieta origjinale me banane aplikohet nga shtatë deri në njëzet ditë. Lejohet që kohë pas kohe të pini çaj pa sheqer ose kafe, por preferohet t'i anashkaloni derisa aplikoni dietën. Ajo që ka rëndësi është ta anashkaloni alkoolin në tërësi. Nëse nuk mundeni pa ëmbëlsira, konsumoni pak çokollatë të zezë. Shujta e fundit le të jetë rreth orës 20, megjithëse ideale të ishte në orën 18. "Smoothie" me banane dhe xhenxhefil: 2 lugë fara të lirit, 150 gr boronica, 1 banane, 1 lugë xhenxhefil, spinaq dhe ujë. Krejt përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni mirë. Kjo pije është e pasur me fibra, proteina dhe materie ushqyese.

(Kosova Sot)