Zgjoni tretjen e fjetur me këtë recetë

  • 19 October 2018 - 09:18
Zgjoni tretjen e fjetur me këtë recetë
Dihet se mjalti është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Sidomos preferohet për personat që kanë vështirësi me tretjen, përkatësisht me kapsllëkun. Konsumoni mjaltin për çdo ditë dhe përfitoni nga dobitë e tij.
PËRBËRËSIT: 2 dl ujë të vakët, 1 lugë mjaltë.

PËRGATITJA: Përzieni mirë ujin dhe mjaltin, prisni që në tërësi të tretet dhe më pas e konsumoni. Uji duhet të jetë i vakët, e kurrsesi i vluar, sepse kështu shkatërron vetitë shëruese në mjaltë.

SI NDIKON MJALTI ME UJË NË TRUPIN E NJERIUT? Lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin tretës, përkatësisht nga zorra e hollë në të trashë. Neutralizon gazrat që prodhohen në sistemin tretës. Qetëson lukthin. Hulumtimet kanë treguar se ndihmon edhe në shërimin e të thatit në lukth. Është i shkëlqyeshëm për detoksikimin e organizmit, përkatësisht ndihmon në hedhjen jashtë të helmeve. Duke shtuar një gotë lëng limoni shndërrohet edhen aleat për humbjen në peshë. Ndikon si antibakterial. Mjalti është plot me enzima, vitamina dhe minerale që luftojnë bakteret e dëmshme. Rregullon edhe nivelin e sheqerit në gjak.

(Kosova Sot)