SHËRIMI I PARADENTOZËS NË MËNYRË NATYRALE

  • 19 October 2018 - 15:32
SHËRIMI I PARADENTOZËS NË MËNYRË NATYRALE
Paradentoza është infeksion kronik që e prek mishin e dhëmbëve, kjo shkakton humbjen e dhëmbit, e shkaktarë janë miliona baktere që jetojnë në gojën e njeriu. Për ta parandaluar një problem si ky, ju sjellim disa ilaçe natyrale që veprojnë pa efekte të dëmshme anësore
 
Image

VAJI I ULLIRIT Për çdo mëngjes për rreth 15 minuta në gojën tuaj futni një lugë vaj ulliri me të cilin do ta shpëlani gojën, e më pas i pastroni dhëmbët si zakonisht. Vaji i ullirit përkujdeset si për mishin e dhëmbëve po ashtu edhe për dhëmbët, parandalon rritjen e baktereve dhe zbut dhimbjet apo inflamacionet.

 

Image

VAJI ETERIK Shumë lloje të vajit kanë efekt antibakterial dhe përdoren në shërimin e paradentozës. Vajin eterik mund ta aplikoni drejtpërdrejt në mishin e dhëmbit, duhet në masën 1:1 me vaj bademi apo vaj ulliri ose me ujë dhe rregullisht me këtë përzierje ta shpëlani gojën. 

 

Image

VITAMINA C Pos se parandalon rritjen e baktereve, vitamina C ndihmon rigjenerimin më të shpejtë të indeve lidhëse dhe eshtrave. Studimet kanë treguar se njerëzit me mungesë të vitaminës C janë më të rrezikuar që të preken nga paradentoza. Hani ushqime të pasur me këtë vitaminë.

 

Image

VITAMINA D Vitamina D apo ndryshe si njihet vitamina e diellit po ashtu përmban përbërës kundër inflamacioneve dhe e ul në masë të madhe rrezikun nga paradentoza. Me ekspozimin e rregullt në diell do të furnizoni trupin dhe organizmin me sasi të mjaftueshme me vitaminën D.

 

Image

HIGJIENA E RREGULLT ORALE Kjo është një shprehi që të gjithë duhet aplikuar me kujdes të madh. Me higjienën e rregullt orale mund të parandalohet sëmundja e dhëmbëve dhe e sipërfaqes së brendshme të gojës. Pastroni dhëmbët disa herë në ditë, preferohet ta bëni këtë me pasta bimore për dhëmbë pa fluor. 

 

Image

PROPOLISI Ndihmon te një numër i madh i sëmundjeve, e është i dobishëm edhe te paradentoza. Propolisi është antibiotik natyral që e mbron organizmin nga viruset dhe bakteret. Rreth 15 pika propolis përzieni në gjysmë gote me ujë dhe disa herë në ditë shpëlani gojën.

(Kosova Sot)