SHËRIMI NATYRAL I INFEKSIONEVE URINARE

  • 20 October 2018 - 17:28
SHËRIMI NATYRAL I INFEKSIONEVE URINARE

Nuk është e vërtetë se infeksionet urinare më shpesh shfaqen verës sesa dimrit. Më shumë nga kjo gjendje vuajnë femrat, më pas meshkujt, derisa fëmijët më pak janë të prekur. Simptomat e sëmundjes mund të jenë të buta, nëse sëmundja nuk përhapet në veshka dhe gjendja më pas përkeqësohet. Këshilla për të shmangur infeksionin: Pini mjaftueshëm ujë, sepse përmes ujit hidhen jashtë helmet nga fshikëza; Mos e mbani urinën, por urinoni porsa të shfaqet nevoja, sepse nëse mbani mundësoni përhapjen e baktereve; Pini lëngje të pa-ëmbëltuara nga boronica dhe boronica e kuqe, dhe rregullisht merrni vitamina C; Mos u ulni në vaskë, por qëndroi në këmbë teksa bëni dush. Urinoni çdo tre orë.

 

(Kosova Sot)