SALLATA E EGËR, ILAÇI MË I MIRË NATYRAL

  • 20 October 2018 - 19:38
SALLATA E EGËR, ILAÇI MË I MIRË NATYRAL
Sallata e egër e gjelbër është ilaç bimor. Ndihmon te pagjumësia derisa trupin e relakson nga dhimbjet dhe ngërçet. Dihet se kjo bimë qetëson sistemin tretës, relakson muskujt dhe ndihmon te problemet e ndryshme. Qetëson kollën. Çaji nga sallata e egër ju ndihmon edhe në zbutjen e problemeve të brendshme. Sallata e gjelbër ndikon edhe si analgjetik, lehtëson dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Kur ta përdorni një sallatë si kjo, duhet shfrytëzuar gjethet e thata. Edhe pse nuk ka mjaftueshëm studime për bimën se cilën dozë duhet përdorur, mesatarisht 2-4 ml tinkturë nga tre herë në ditë ose 1-2 lugë të gjetheve të thata i zieni për 10 deri 15 minuta në ujë të vluar. Pini tre herë në ditë. 

(Kosova Sot)