Si të mos sëmureni në ndërrimin e stinëve?

  • 20 October 2018 - 22:12
Si të mos sëmureni në ndërrimin e stinëve?
Kushtoni më shumë vëmendje këtyre këshillave në mënyrë që mundësinë për t'u sëmurë e mbani në minimum.

JINI AKTIV Koha po ftohet dhe organizmit të njeriut i nevojitet më shumë energji, e me gjasë do të hani më shumë. Prandaj, është me rëndësi që të mos e ngarkoni shumë sistemin tuaj imun. Shkrirja e kalorive shtesë jua mundëson që të mbeteni në formë dhe më lehtë t'i luftoni mikroorganizmat. Nëse nuk keni kohë për aktivitete fizike, së paku shëtitni.

PINI SHUMË LËNGJE Hidratimi i trupit ka shumë rëndësi për shëndetin në përgjithësi. Pos ujit, provoni që të pini lëngje të freskëta të shtrydhura të cilët ju sigurojnë mjaftueshëm vitamina, ose pini çaj të nxehtë nga limoni dhe xhenxhefili i cili e forcon imunitetin.

USHQEHUNI SHËNDETSHËM Hidheni sheqerin dhe yndyrat e dëmshme nga ushqimi dhe provoni që sa më pak të hani ushqimin industrial. Falë këtij ndryshimi imuniteti juaj në masë të madhe do të jetë më i relaksuar.

FLINI MIRË Shpeshherë ndodh që për një film në televizor apo shkaku i diçka interesante heqim dorë nga gjumi. Provoni që të shmangni një skenar si ky, sepse më pas organizmi juaj pëson. Ditën tjetër do të jeni më të lodhur derisa edhe imuniteti do të jetë më i dobët.

(Kosova Sot)