Mungesa e jodit shkakton dëmtime në tru, ja si ta parandaloni

  • 21 October 2018 - 16:15
Mungesa e jodit shkakton dëmtime në tru, ja si ta parandaloni

Mungesa e jodit është një problem shumë i madh në pjesën më të madhe të vendeve në botë. Është një ushqyes i nevojshëm, që i është i lidhur me sasinë e kripës që një person konsumon. Mungesa  e tij mund të shkaktojë hipertiroidizëm dhe shumë sëmundje të tjera që mund të parandalohen.

Sipas ‘Organizatës Botërore të Shëndetit’, mungesa e jodit shkakton edhe dëmtime në tru. Simptoma më e zakonshme është thjesht dhimbje koke, prandaj është e vështirë të zbulohet nëse dikush ka mungesë jodi që sjell dhe problemet në tru. Nëse gjatë shtatzënisë nëna nuk merr jod në sasi të mjaftueshme, kjo do shkaktojë probleme neurologjike dhe psikologjike tek fëmija që do të vijë në jetë.

Gjithashtu kjo redukton edhe koeficientin e inteligjencës së fëmijës nga 8-10 pikë. Për të marrë sasinë e nevojshme të jodit, një i rritur duhet të konsumoj çdo ditë gjysmë lugë çaji me kripë. Megjithatë nuk duhet të harroni se sasia e jodit varion sipas moshës.

Një fëmijë nën 14 vjeç duhet të konsumojë më pak se një i rritur.

(Kosova Sot)