Studimet e vërtetojnë, kurkuma ka veti analgjetiku

  • 21 October 2018 - 20:52
Studimet e vërtetojnë, kurkuma ka veti analgjetiku

Kurkuma është më efektive në heqjen e dhimbjeve sesa shumë tableta të njohura, thuhet në studimin e bërë nga kompania më e madhe italiane farmaceutike. Dr. Francesco di Pierro, autor i studimit, ka thënë se si pas tri javësh të përdorimit kurkuma kishte ndikuar që lojtarët e ragbit mos të ndjejnë dhimbje, në fakt e kishin më të lehtë sesa kur kishin marrë tableta. Për dallim nga tabletat, konsumimi i kurkumës nuk ka efekte të dëmshme natyrale. - Studimi tregon se nëse do të prodhohet një ilaç në bazë të kurkumës mund të kemi një ilaç që në mënyrë efikase heq dhimbjet nga eshtrat dhe muskujt që shfaqen si pasojë e lodhjes së madhe fizike. Ekspertët besojnë se kurkuma ndihmon në shërimin e gjendjeve inflamatore e edhe të artritit, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Ish- lojtari klubit të ragbit në Londër, Angus Stewart, e përdor këtë terapi në bazë të kurkumës, duke konsumuar dy tableta në ditë. Ai ka thënë se ndihet më mirë dhe se shërohet shumë më shpejt pas lëndimeve.

 

 

(Kosova Sot)