Këto sëmundje mund t'i shëroni me lakër

  • 23 October 2018 - 08:37
Këto sëmundje mund t'i shëroni me lakër

L akra për shumicën është sallatë e preferuar, përdoret si turshi, por edhe si përbërës në shumë receta që shërojnë. Ja si mund ta përdorni lakrën turshi:

PASTRON NGA PARAZITËT Te sëmundjet, siç janë krimbat te fëmijët apo parazitët e ndryshëm në zorrë, konsumohet lëngu i freskët i lakrës turshi, çdo dy orë nga një lugë, e kur e konsumoni sallatën nga lakra turshi e përzieni me hudhër dhe me vaj ulliri, dy herë në ditë.

ALERGJITË DHE KAFSHIMET Reaksionet alergjike në lëkurë mund t'i zbutni me mbulimin e hapësirës së prekur me një fletë të lakrës së bardhë turshi apo dy herë në ditë e lyeni me lëngun e lakrës. Lakra turshi është e mirë për të ndihmuar edhe te kafshimet apo pickimet nga insektet.

NDIHMON TE TUBERKULOZI Te faza fillestare e tuberkulozit duhet konsumuar lëngun e lakrës të përzier me fara të bluara të lirit dhe bimë anisi. E konsumoni për 14 ditë rresht, çdo 2 orë nga një lugë.  

(Kosova Sot)