Ja si mund të parandaloni shtimin në peshë gjatë dimrit

  • 23 October 2018 - 09:26
Ja si mund të parandaloni shtimin në peshë gjatë dimrit

Gjatë dimrit të gjithë kanë probleme me shtimin në peshë. Kjo ndodh sepse gjatë verës ne jemi më të motivuar për të bërë aktivitete të ndryshme jashtë shtëpisë, ndërsa në dimër më së shumti pëlqejmë të qëndrojmë ngrohtë në batanije. Sapo mbërrin nëntori ne fillojmë menjëherë të konsumojmë ushqime të skuqura, ose të procesuara dhe përfundojmë duke shtuar shumë kilogramë në peshë. Megjithatë ka disa gjëra që mund të bëni në dimër për të mos patur këtë problem me peshën.

1.Konsumoni sa më shumë ujë

Duhet të pini çdo ditë 8-10 gota me ujë, sepse do t’u ndihmojë të largoni toksinat dhe yndyrën e tepërt nga trupi.

2.Shmangni konsumimin e patatinave

Në mënyrë kategorike nuk duhet të konsumoni ushqime të paketuara ose të skuqura. Në vend të patatinave konsumoni një banane, që përveçse është më e shëndetshme u jep dhe ndjenjën e ngopjes.

3.Tregoni kujdes me gjumin

Shtrihuni për të fjetur sa më shpejt dhe ngrihuni shpejt nga gjumi. Kjo do t’u bëjë më të shëndetshëm dhe të zgjuar.

4.I kushtoni vëmendje shëndetit mendor

Duhet të kontrolloni gjithmonë gjendjen tuaj emocionale, sepse stresi ndikon shumë në ushqyerje dhe në shtimin në peshë.

5.Konsumoni çdo ditë supë

Dimri është koha më e mirë që të konsumoni çdo ditë nga një supë, që janë të ulëta në kalori dhe u japin ndjesinë e të ngopurit. 

(Kosova Sot)