Ushtrimet trupore ndikojnë në bakteret e zorrës

  • 23 October 2018 - 22:34
Ushtrimet trupore ndikojnë në bakteret e zorrës

Studimi i ekspertëve finlandezë nga Universiteti në Turku tregon se si ushtrimet trupore mund të ndikojnë në ndryshimet në përbërjen e florës së zorrës, ka publikuar revista shkencore "Frontiers in Microbiology". Rezultatet janë bazuar në përcjelljen e 17 të anketuarve me mbipeshë që në periudhën kohore prej gjashtë javësh kishin marrë pjesë te programi i ushtrimeve trupore. Programi kishte përfshirë ngasjen e biçikletës tre herë në javë, e pjesëmarrësit në studim nuk kishin ndryshuar shprehitë e tjera të jetës, përfshirë këtu edhe ushqimin. Deri te përfundimi i kësaj periudhe kohore te të anketuarit ishte vërejtur prania e bakterit të quajtur proteobakteri, që mund të ulë inflamacionet dhe shton praninë e baktereve të tjera që kanë efekt pozitiv në metabolizëm, e që më parë ishin ndërlidhur me uljen e rrezikut për mbipeshë dhe për diabet.

 

 

(Kosova Sot)