6 SUPER-USHQIMET QË E SHKRIJNË YNDYRËN

  • 07 November 2018 - 16:23
6 SUPER-USHQIMET QË E SHKRIJNË YNDYRËN

ÇOKOLLATA E ZEZË

Studimet e kanë dëshmuar se konsumimi ditor i çokollatës së zezë ndihmon në reduktimin e hormonit të stresit të quajtur kortizol. Përbërësit e pranishëm në çokollatë, si cteobromina dhe kafeina, mund të jenë përgjegjëse. Konsumoni çokollatë që përmban 70 për qind kakao.

Image

 

VEZËT

Vezët janë burimi më i mirë për proteina në planet. Përmbajnë aminoacidet omega 9, që trupit i nevojiten për të ndërtuar indet muskulore. Mund të filloni të hani dy vezë për kafjall si zëvendësim për drithëra apo flluska.

Image

 

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër mund të përmirësojë metabolizmin për së paku 4 për qind në një periudhë kohore prej 24 orëve. Kjo ndoshta nuk ju duket edhe shumë, por nëse bëhet pjesë e rregullt e menysë tuaj, çaji ka potencial që metabolizmin tuaj ta mbajë lartë gjithë ditës.

Image

 

SALMONI I EGËR

Salmoni i egër është i mbushur me aminoacidet kundër inflamacioneve, omega 3, e po ashtu edhe me proteina. Këto aminoacide ndihmojnë në reduktimin e sëmundjeve të panumërta dhe ju ndihmojnë të jeni vitalë.

Image

 

FARAT E SUSAMIT

Farat e susamit përmbajnë kemikate bimore, linjanet, që njihen për faktin se shkrijnë dhjamin duke shtuar enzimat në mëlçi që shkrijnë dhjamin. Studimet po ashtu kanë dëshmuar se farat e susamit janë të mbushura me aminoacide esenciale dhe proteina që ndihmojnë në rritjen e normës metabolike.

Image

 

SPECAT E VERDHË

Vetëm 1 spec i verdhë ju furnizon me 341 miligramë vitamina C që përafërsisht është tri herë e gjysmë më shumë sesa një portokall i madh. Vitamina C është e rëndësishme për trupin për të prodhuar molekulën e quajtur karbitinë, që ndihmon muskujt për të përdorur yndyrën dhe për ta forcuar metabolizmin.

Image

 

(Kosova Sot)