Forcojeni imunitetin me këtë pije të fuqishme - Shëndetësia - Kosova Sot
Forcojeni imunitetin me këtë pije të fuqishme

Forcojeni imunitetin me këtë pije të fuqishme

Vjeshta me vete sjell shumë viruse, dhe është me rëndësi preventiva, ushqimi i shëndetshëm dhe i llojllojshëm si dhe sjellja e vitaminave në organizëm. Gripi lehtë transmetohet, e për të shmangur është me rëndësi të aplikoni shprehi të shëndetshme dhe ta forconi sistemin imun, që të ushtroni rregullisht dhe të ndani kohë për pushim. Ushqimet me përbërës kundër inflamacioneve janë perimet e gjelbra, frutat e malit, salmoni, e aty janë edhe vitaminat C në formë të shegës, limonit, portokallit dhe mandarinës. Në vijim ju sjellim pijen e fuqishme për parandalimin dhe shërimin e viruseve. Përbërësit: 1 thelb hudhre, 1/2 e lugës kurkumë, 1 lugë xhenxhefil të bluar, 1 gotë lëngë portokalli, 1/2 e limonit të shtrydhur. Përgatitja: Hudhrën e imtësoni dhe e përzieni me përbërësit tjerë. Gjithçka përzieni në blender dhe e derdhni në gotë. Tre deri katër ditë rresht pini një gotë lëng si ky në ditë. E ruani në frigorifer. 

 

(Kosova Sot)

9 orë e 25 minuta më parë
18/11/18