Dieta me banane, nuk është e thënë të ushtroni, e prapë do të humbni në peshë

  • 13 November 2018 - 15:35
Dieta me banane, nuk është e thënë të ushtroni, e prapë do të humbni në peshë

Dietën me banane e kanë krijuar farmaceutikja Sumiko dhe bashkëshorti i saj Hitoshi Watanabe nga Japonia, me të cilën dietë ata kanë humbur 18 kilogramë. Pas këtij suksesi, dietën e kanë publikuar në uebsajtin më të njohur japonez, e cila me të shpejtë është përhapur. Kjo dietë u shkon përshtati atyre që nuk ndjekin plane të caktuara të ushqimit, të përgatitin gjellë të veçanta apo edhe të ushtrojnë. Dieta bazohet që në mëngjes të hani banane dhe që gjatë ditës të pini ujë të vakët. Ata që e kanë aplikuar thonë se rezultatet e para i kanë vërejtur që pas dy javësh. Bananet, sipas tyre, janë ushqim i hatashëm që duhet përfshirë në meny. Po ashtu, kjo dietë ndikon mirë te disa kategori e njerëzve, te ata që konsumojnë ushqime shumë të ëmbla apo ata që hanë shkaku i emocioneve, por te shumica e tyre nuk funksionon.

BANANE PËR KAFJALL

Për mëngjes mund të hani më shumë se një banane, por mos e teproni. Hani vetëm banane të papërpunuara që nuk janë ngrirë më parë. Mund t'i zëvendësoni edhe me ndonjë pemë tjetër, nëse jeni të uritur edhe për 15 apo 30 minuta pasi keni ngrënë banane, mund të hani diçka tjetër (Hitoshi ka konsumuar pak oriz, derisa të tjerët preferojnë bollgur).

USHQEHUNI NORMALISHT PËR DREKË DHE DARKË

Darka do të duhej të përfundonte në orën 18, e nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë përkujdesuni që të mos jetë pas orës 20 të mbrëmjes. Hani nga pak oriz dhe shmangni ushqimin e përzhitur. Nuk preferohet të hani desert pas shujtës. Të gjitha shujtat duhet t'i hani derisa të ngopeni, në mënyrë që më pas mos ta teproni me ushqim. Po ashtu, kafshatat duhet të jenë të vogla, t'i përtypni ngadalë. I vetmi lëng që mund ta konsumoni pa kufizime është uji. Uji le të ketë temperaturë të dhomës. Po ashtu, përkujdesuni ta pini në gllënjka të vogla. Midis shujtave lejohet të konsumoni çaj pa sheqer, kafe apo pije dietale, por preferohet të pini sa më shumë ujë. Nuk sugjerohet as konsumimi i shpeshtë i qumështit, pijeve alkoolike, verës apo birrës. Ushqimi e rëndë duhet shmangur. Midis shujtave është mirë të hani një pjesë pemë, eventualisht mund të hani pak çokollatë apo keksë. Në gjumë do të duhej të shkonit deri në ora 22, e në rastin më të vonë deri në mesnatë. Kini kujdes që nga shujta e fundit dhe koha kur të shkoni në gjumë të kenë kaluar së paku katër orë. Princip i dietës me banane është se nuk duhet ta detyroni veten të ushtroni nëse kjo ju shton stresin. Por, do të ishte mirë që të ecni çdo ditë.

 

(Kosova Sot)