Si ta hidhni ujin tepricë nga trupi përmes tre hapave

  • 13 November 2018 - 20:50
Si ta hidhni ujin tepricë nga trupi përmes tre hapave

E njihni ndjenjën kur jeni të ënjtur, ju duket se jeni të rëndë për dy kilogramë, nyjat ju dhëmbin e ju ndiheni të lodhur. Në vijim ju sjellim disa këshilla si të hiqni qafe ujin tepricë që ju mbetet në trup.

PAKËSONI KONSUMIMIN E NATRIUMIT

Kripa grumbullon ujin përreth vetes kështu që e mban në organizëm. Trupit të njeriut i nevojiten rreth 200 miligramë natrium për të funksionuar, gjithçka më shumë është tepricë, që e mban ujin në trup.

ZVOGËLONI KONSUMIMIN E KARBOHIDRATEVE

Edhe karbohidratet mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit në organizëm. Nëse përnjëherë nuk i shpenzoni karbohidratet për t'i shndërruar në energji,ato shndërrohen në glikogjen, që muskujve u shërben për prodhimin e energjisë.

USHTRONI

Sa më intensiv të jenë ushtrimet, më me lehtësi do të hiqni qafe ujin nga trupi. Po ashtu, do të shkrini edhe kaloritë dhe do të kontribuoni në forcimin e muskujve tuaj. 

 

(Kosova Sot)