Marrja krye në vete e antibiotikëve, fatale për shëndetin

  • 14 November 2018 - 08:32
Marrja krye në vete e antibiotikëve, fatale për shëndetin

Marrja e antibiotikëve pa përshkrim të mjekut mund të ketë efekt negativ në organizmin e njeriut, e në rastet më ekstreme, shkaktojnë edhe rrezik për jetën. Dhënia e tepërt pas antibiotikëve sjell shumë probleme në mbarë botën. Në bazë të disa vlerësimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, çdo vit në mënyrë irracionale përshkruhen më shumë se 40 milionë ilaçe derisa ekspertët pohojnë se ky trend ende po vazhdon e sipas tyre mund të arrijmë në një kohë sikur para zbulimit të penicilinës. Gjithnjë e më shumë ka përbërës që, siç thonë, janë rezistentë në antibiotikët ekzistues. Antibiotikët merren nga qytetarët në rast të temperaturës dhe ftohjeve, që është gabim dhe aspak efikase, e nga ana tjetër, zhvillohet një rezistencë në këtë lloj të ilaçeve që mund të jetë fatale për nevojën reale për ta. Ekspertët porositin që si qytetarët po ashtu edhe farmacistët të edukohen dhe të mos përdorin antibiotikët krye në vete. Deri në vitin 2050, ekspertët kanë frikë se mund të ketë deri 10 milionë raste të vdekjes si pasojë e rezistencës në antibiotikë.

(Kosova Sot)