Vaji i dafinës forcon imunitetin, hidraton dhe ushqen lëkurën, kujdeset për flokun

  • 14 November 2018 - 16:30
Vaji i dafinës forcon imunitetin, hidraton dhe ushqen lëkurën, kujdeset për flokun

Dafina është një nga erëzat e preferuara dhe shtojcë e hatashme për gjellë, e kjo bimë shëruese mund të përdoret edhe në formë të vajit. Vaji fitohet me ekstraktimin përmes gjetheve të dafinës. Dafina është e pasur me minerale, hekur, magnez, bakër, kalcium dhe mangan. Janë të rëndësishme për funksionimin e organizmit. Dafina është edhe burim për vitaminat C, A e ato të kompleksit B. Dafina përmban edhe acid folik, që është i domosdoshëm për funksionimin si duhet të secilës qelizë në trupin e njeriut. Vaji i dafinës është përbërës i pazëvendësueshëm në terapinë te dhimbjet e forta dhe sëmundjet e shkaktuara nga kërpudhat. Konsiderohet si një nga preparatet më të fuqishëm dhe preventiv. Vaji i dafinës po ashtu është ideal për luftimin e infeksioneve nga viruset, derisa rol primar ka shërimin nga ftohjet dhe reuma. Vaji i dafinës është zëvendësuesi më i mirë për ilaçet që ulin temperaturën dhe dhimbjet e kokës, vaji eterik i dafinës po ashtu gjatë dimrit ofron mbrojtje nga inflamacionet.

VAJI I DAFINËS PËRDORET EDHE PËR LËKURË DHE FLOKË

Ndihmon duke hidratuar dhe e ushqen lëkurën, ngadalëson paraqitjen e rrudhave dhe njollave të plakjes. Përdoret për masazh derisa rezultate jep edhe në kujdesin e flokut.

 

(Kosova Sot)