Ky tonik dimëror është bombë e vërtetë dhe mbron nga ftohjet

  • 14 November 2018 - 20:55
Ky tonik dimëror është bombë e vërtetë dhe mbron nga ftohjet

Kjo vjeshtë na ngjason me një dimër të thatë, me natë të ftohta dhe plot me viruse. Megjithëse dimri është i gjatë, viruset tashmë po qarkullojnë. Për juve sjellim bombën e vërtetë që forcon sistemin imun në formë toniku që ju ndihmon kundër ftohjeve.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

1/3 e gotës uthull molle; 1/3 e gotës lëng limoni; 1 lugë speca të kuq pikantë të bluar; 1 lugë xhenxhefil të bluar; ½ lugës kurkumë të bluar; Pak piper të bluar; 1/3 e gotës mjaltë organik.

PËRGATITJA:

Lëngun e limonit, uthullën e mollës dhe erëzat i vendosni në një kavanoz, e më pas shtoni mjaltin për të fituar 2 decilitra lëng. Përzieni mirë dhe e vendosni në frigorifer. Aty toniku mund të qëndrojë edhe deri disa javë, e përzieni gjithmonë para secilit përdorim. Nëse ftohja ju ka kapur fort dhe me vështirësi merrni frymë merrni nga një lugë çdo 15 minuta për një orë, e më pas çdo orë nga lugë.

 

(Kosova Sot)