Nëse ndiheni të fryrë në bark, me këto fshehtësi do ta përmirësoni tretjen e shqimit

  • 15 November 2018 - 08:27
Nëse ndiheni të fryrë në bark, me këto fshehtësi do ta përmirësoni tretjen e shqimit

Në vend të anashkalimit të shujtave, përcillni këto rregulla të thjeshta dhe kuptoni se si në afatin më të shkurtë ndaloni reaksionet befasuese të stomakut.

NDALONI ME PËRTYPJEN E ÇAMÇAKËZËVE

Harroni çamçakëzët dhe cigaret. Në të dy rastet, problemet me frytjet në stomak shfaqen si pasojë e ajrit që depërton në sistemin tretës.

ANASHKALONI ËMBËLTUESIT ARTIFICIALË

Ëmbëltuesit artificialë, si aspartama dhe sukraloza, shkaktojnë probleme me fryrjet, thonë ekspertët. Trupi i njeriut nuk është në mundësi t'i tretë si duhet, kështu që në rastet më të shpeshta përfundon në stomak, duke shkaktuar gazra dhe probleme tjera tretëse.

MOS HANI DHE PINI NË TË NJËJTËN KOHË

Është e vërtetë se konsumimi i ujit gjatë ushqimit mund t'ju ndalojë mos ta teproni me ushqimin, por me përtypjen e tij, nga ana tjetër dobësohen të gjitha acidet e rëndësishme të trurit dhe kështu ngadalësohet edhe sistemi i tretjes. Kur ky proces dëmtohet, disa ushqime vështirë treten dhe transportohen në zorrë që më pas jep ndjenjën e fryrjeve në stomak. ZIENI PERIMET Sidomos nëse bëhet fjalë për brokol, lulelakër, të cilat, shkaku se përmbajnë shumë fibra, janë të vështira për t'u tretur. Në përgjithësi, zierja e perimeve në avull, përzhitja, e lehtësojnë këtë proces.

 

(Kosova Sot)