Dieta që nuk bën hile, do të humbni vërtet në peshë

  • 15 November 2018 - 15:46
Dieta që nuk bën hile, do të humbni vërtet në peshë

Kjo dietë përmban 1.300 kalori, nëse konsumoni më pak se 1.000 kalori do të duhej të jeni nën kontrollin e mjekut. Kjo dietë është e ekuilibruar në mënyrën që përmes grupeve të ushqimeve që merren në sasi të nevojshme të plotësojë të gjitha nevojat e organizmit për proteina, vitamina dhe minerale. Menyja bazohet në numrin e duhur të njësive nga grupe të caktuara të ushqimeve të konsumuara gjatë ditës. Në përgjithësi, sasia e ushqimeve është e shpërndarë në pesë shujta ditore, 3 kryesore dhe 2 zamra që merren kryesisht në të njëjtën kohë. Sasia e përgjithshme ditore e ushqimeve: 1. bukë dhe zëvendësim 6 njësi 2. mish dhe zëvendësime 5 njësi 3. pemë 3 njësi 4. perime 4 njësi 5. qumësht dhe zëvendësime 1 njësi 6. yndyra dhe zëvendësime 4 njësi Radhitja e ushqimeve nëpër shujta Shujta: njësi/ushqime ushqime (zëvendësime)/sasia Për mëngjes: 1 njësi "qumësht dhe zëvendësime" 2 njësi "bukë dhe zëvendësime" qumësht: 1 gotë Bukë të zezë: 1 rriskë Kafjalli: 1 njësi "pemë"mollë Dreka: supë me perime 2 njësi "bukë dhe zëvendësime" 2 njësi "perime" 2 njësi "mish dhe zëvendësime" 2 njësi "yndyrë dhe zëvendësim" 1 njësi "pemë" supë me perime: 1 pjatë Patate të zier: 200 g Perime Bishtaja: 200 g Pulë të zier: 60 g Vaj: 2 lugë të vogla Dardhë: 1 të vogël Zamra: 1 njësi "pemë" portokall: 1 të vogël Darka: 2 njësi "bukë dhe zëvendësime" 2njësi "perime" 2 njësi "mish dhe zëvendësime" 2 njësi "yndyra dhe zëvendësime" makarona të zier: 120 g Sallatë lakre: 200 gr Mish gjeldeti të zier: 60 g Vaj: 2 lugë të vogla. Me aplikimin e kësaj diete krahas aktiviteteve fizike do të humbni midis ½ dhe 1 kg peshë në javë. Kjo humbje është optimale për organizmin tuaj. Ndoshta javën e parë do të humbni më shumë kilogramë, por ky është humbja e ujit. Matuni njëherë në javë dhe në të njëjtën kohë dhe në të njëjtat rroba (më së miri në mëngjes pas zbrazjes së fshikëzës dhe zorrëve). Matni ushqimin që hani dhe këtë e shënoni për çdo ditë për secilën shujtë, pas dy javësh mund të caktoni sasinë e ushqimit "përafërsisht". Brenda ditës pini së paku dy litra ujë ose çaj të paëmbëltuar. Nëse pini kafe pa sheqer, nëse përdorni ëmbëltues llogaritni edhe ato kalori. Harroni ëmbëlsirat. Pemë, perime ose bukë e plotësojnë dëshirën për ëmbëlsira. Alkoolin harrojeni, 1dcl verë ka rreth 70 kalori. Përsëri përcaktohuni për ujë. Hani nga pjata të vogla dhe përtypeni sa më shumë ushqimin. Shujta e fundit le të jetë tre orë para gjumit.

 

(Kosova Sot)