SHËROJENI INFLAMACIONIN E FYTIT ME KËTO USHQIME

  • 16 November 2018 - 08:20
SHËROJENI INFLAMACIONIN E FYTIT ME KËTO USHQIME

 Ftohja është diçka me të cilën ballafaqohemi gjatë stinës së dimrit, e fyti e pëson më keq. Një gjendje si kjo pengon në kryerjen e aktiviteteve të përditshme. MJALTI Mjalti ka përbërës antibakterialë dhe vërtet ndihmon në shërimin e fytit. - Përzieni 1-3 lugë mjaltë me një gotë ujë të ngrohtë dhe shpëlani fytin 2-3 herë në ditë. KRIPA Uji i njelmët është melhem për shërimin e fytit dhe përdoret me shekuj vetëm për një arsye - efikasitetin e vet. - Tretni gjysmë lugë kripë në një gotë ujë të ngrohtë dhe e shpëlani fytin 3-4 herë në ditë. MENTA Menta ndihmon në pastrimin e organeve të frymëmarrjes. - Dy qeska çaj mente i përzieni me ujë të vluar dhe e lini për 4-5 minuta.

(Kosova Sot)