Çfarë të konsumoni nëse keni probleme me stomakun

  • 17 November 2018 - 10:03
Çfarë të konsumoni nëse keni probleme me stomakun

S humë njerëz kanë probleme me stomakun si pasojë e stresit, se e kanë tepruar me ushqim apo viruseve. Mirëpo, edhe pse ekzistojnë shumë tableta që mund ta rregullojnë tretjen dhe problemet me stomak, preferohet të përdorni edhe ilaçe natyrale. Bananet - janë të shkëlqyeshme, sepse lehtë treten dhe nuk e irritojnë stomakun apo sistemin tretës. Kjo pemë përmban shumë fibra dhe parandalon diarrenë. Vitamina B6 parandalon fryrjet, e magnezi relakson muskujt. Vezët - lehtë treten dhe janë burim i shkëlqyeshëm për proteina. Kur t'ju nevojitet një shujtë e lehtë dhe e shpejtë, i përgatitni në pak vaj apo gjalpë. Patatja e ëmbël - është e pasur me kalcium, magnez dhe kalium që zvogëlojnë fryrjen e stomakut. Xhenxhefili - pakëson të vjellat dhe mundimet, prandaj shpesh preferohet për mundimet në mëngjes dhe të vjellat që shkaktohen si pasojë e kimioterapisë. Dehidrimi shkakton kapsllëk, prandaj preferohet të konsumoni sa më shumë ujë dhe lloje bimore të çajit. Ekspertët preferojnë se mund ta konsumoni edhe kafenë në mëngjes, sepse e zgjon sistemin tretës.

(Kosova Sot)