Shkatërrojeni zbokthin me ndihmën e ilaçeve natyrale

  • 18 November 2018 - 08:09
Shkatërrojeni zbokthin me ndihmën e ilaçeve natyrale

VAJI I ULLIRIT

Zbokthin mund ta hiqni qafe edhe me vaj ulliri. Vaji i ullirit është një nga ilaçet më të vlerësuara popullore kundër zbokthit. Vajin e ullirit e aplikoni në flokë me lëvizje të buta para se të shkoni në shtrat. Flokun e shpëlani me shampon të butë në orët e mëngjesit.

Image

 

 

LËNG LIMONI DHE VAJ KOKOSI

Përzieni një lugë lëng limoni me pesë lugë vaj kokosi. E aplikoni në lëkurë për të hequr qafe zbokthin. Lëngu i limonit është ilaç natyral kundër zbokthit. Këtë ilaç e lini të veprojë për 20 deri 30 minuta, e më pas e shpëlani me shampon.

Image

 

UTHULLA

Uthulla vepron në shërimin e zbokthit. Ekzistojnë disa mënyra në të cilat mund ta përdorni kundër zbokthit. Mund t'ju bëni masazh lëkurës së kokës dhe flokut për 5-7 minuta. Uthulla e mollës ju ndihmon të hiqni qafe qelizat e vdekura të lëkurës, që janë përgjegjëse për bllokimin e folikulave që më pas vjen deri te zbokthi.

Image

 

SODA E BUKËS

Me gjasë nuk ekziston ndonjë recetë natyrale në të cilën nuk është e përfshirë soda e bukës. Kjo ndodh për faktin se ky përbërës është shumë i përdorshëm dhe nuk ka efekte të dëmshme anësore. Kështu ndodh edhe për shërimin e zbokthit. Mund të shtoni një lugë sodë të bukës në shampon në mënyrë që ta hiqni qafe zbokthin.

Image

 

ALOE VERA

Përdorimi i xhelit nga bima aloe vera në lëkurë e heq qafe zbokthin. Xhelin e lini të veprojë për hiç më shumë se pesëmbëdhjetë minuta. Aloe vera është ilaç natyral që përtërinë lëkurën e dëmtuar dhe e cila lufton kundër zbokthit.

Image

 

VEZËT

Vezët, përpos se janë të shijshme dhe plot me proteina, ato kanë edhe shumë efekte të tjera të dobishme. Përzieni dy vezë dhe i aplikoni në lëkurë dhe e shpëlani më pas kur të ketë kaluar një orë. Vezët ndihmojnë kundër zbokthit dhe rënies së flokut. Veprojnë si zbutës për flokun e thatë dhe i japin shkëlqim.

Image

 

(Kosova Sot)