E përdorni përditë, por nuk jeni të vetëdijshëm për efektet shëruese që ka majdanozi

  • 13 October 2015 - 23:39
E përdorni përditë, por nuk jeni të vetëdijshëm për efektet shëruese që ka majdanozi

Njerëzit sot janë të ekspozuar ndaj tabletave të shumta, vitaminave, shtesave në ushqim, si kurrë më parë. Me blerjen e vitaminave nuk i bëni shërbim vetes, por barnatoreve, sepse ka shumë ilaçe që na janë dërguar nga Zoti dhe i kemi shumë pranë vetes. Një nga këto ilaçe, përmes të cilës mund të zëvendësohen pothuajse të gjitha vitaminat në tableta është majdanozi, erëza që përdoret nga të gjithë, pothuajse për çdo ditë. Pos në kuzhinë, mund të përdoret edhe në formë të çajit, kompresave, për tinkturë dhe maska.

Plot me vitamina

Majdanozi është i pasur me vaj eterik, pastaj me kalium, kalcium, fosfor, hekur, magnez, mangan, bakër dhe mikro elemente të tjera, por është edhe burim për vitaminat C, A dhe K.

Kundër celulitit

Gjashtë pjesë të majdanozit të copëtuar i zieni për dy minuta në dy litra ujë. Më pas, kur çaji të jetë i vakët, me të (15 deri 30 minuta) bëni masazh pjesëve të trupit me celulit.

Heqja e rrudhave

Dy dekagramë majdanoz të copëtuar i vendosni në dy decilitra ujë të ftohtë dhe pas 24 orëve i përdorni. Lageni një peshqir të butë dhe e vendosni në hapësirat përreth syve, gojës dhe qafës.

(Kosova Sot)