Pilula që mund t'ia ndalojë rrugën Alzheimer-it?

  • 25 December 2019 - 10:04
Pilula që mund t'ia ndalojë rrugën Alzheimer-it?

S hkencëtarët kanë thënë se janë një hap larg zhvillimit të pilulës që një ditë do të mundet ta ndalojë Alzheimer-in. Trajtimi, që ishte testuar te minjtë, ka shpërbërë pllakat toksike në tru që mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve të shërueshme. Kafshët, që në mënyrë gjenetike janë të prira për simptomat e Alzheimer-it, po ashtu kanë treguar përmirësime në kujtesë dhe në mësim.

Ekspertët theksojnë se më shumë punë nevojitet që të bëhet para ilaçit, i njohur si "EPPS", e më pas të testohet te njerëzit. Hulumtuesit nga Koreja thonë se trajtimi më së miri do të prekë ata persona që janë më të rrezikuar nga format trashëguese të sëmundjeve.

Por, ilaçi mund të jetë efektiv para se të shfaqen simptomat e para, që nevojiten mënyra tjera për ta theksuar dhe diagnostikuar më herët sëmundjen. Pilula "EPPS" kimikisht është e ngjashme me "taurine", një përbërës i "Red Bull" dhe pijeve tjera energjike. Dr. Frances Edwards, nga Universiteti "College London", ka thënë se kjo do të mund të jetë 'një ilaç shumë i rëndësishëm'.

(Kosova Sot Online)