Fëmijët e lindur nga nënat me sindromën ovariale policistike, më të rrezikuar nga autizmi

  • 25 December 2019 - 10:07
Fëmijët e lindur nga nënat me sindromën ovariale policistike, më të rrezikuar nga autizmi

F ëmijët, nënat e të cilëve kanë sindromën ovarial policistik, sipas studimit, janë më të rrezikuar që të preken nga autizmi. Sindroma ovariale policistike është një çrregullim i zakonshëm që prek pesë deri në pesëmbëdhjetë për qind të femrave gjatë moshës riprodhuese.

Çrregullimi, i njohur ndryshe edhe si 'PCOS', atyre ju shkakton mundësinë e të pasurit nivele të ulëta të hormoneve femërore të seksi, por kanë hormone më të larta të seksit mashkullor, të quajtura androxhene. Diagnostikimi i nënës me këtë sindromë e rrit rrezikun për autizëm te fëmijët e tyre për 59 për qind, sipas studimit.

Gjetjet e studimit e përkrahin idenë se ekspozimi ndaj hormoneve të seksit më herët në moshë mundet të luajë rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e autizmit, në të dyja gjinitë. Ky është studimi i parë, i cili ndërlidh femrat e prekura me sindromën ovariale policistike me autizmin. Udhëheqësi i studimit, Dr. Kyriaki Kosidou, nga Departamenti i Shëndetit Publik në Suedi, thotë: 'Rreziku është më i madh te ato nëna që janë të prekura me sindromën ovariale policistike dhe ato që vuajnë nga mbipesha, pasi që kjo ndërlidhet me androxhenet e rritura te to".

(Kosova Sot Online)