Arsyet pse duhet përdorur rrikën

  • 25 December 2019 - 15:08
Arsyet pse duhet përdorur rrikën

Vetëm aroma e rrikës ndikon mirë në sinuse, rrugët e frymëmarrjes, derisa konsumimi i saj është i shumanshëm. Ja disa nga vetitë shëruese të rrikës - Pastron sinuset dhe zbut dhimbjen e tyre. Mund të jetë aleat i hatashëm në luftën kundër sinuseve. Gërryeni rrikën, vendoseni në kavanoz dhe e mbushni me uthull vere, e më pas e mbyllni mirë. E mbani dhjetë ditë në temperaturë të dhomës. Më pas, disa herë në ditë e hapni kavanozin dhe merrni frymë thellë sipër saj.

- Është e pasur me vitamina - ngrit sistemin imun dhe mbron nga ftohjet. Përmban edhe vitamina C, B1, B6, hekur dhe kalcium, e në sasi pak më të vogla edhe magnez, fosfor, vitamina B2. Falë tyre, rrika përmirëson tretjen, përmirëson punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut dhe zbut reumën. - Ndikon kundër baktereve dhe kancerit - sidomos kur bëhet fjalë për sëmundjet malinje të mëlçisë, zorrës së trashë dhe të hollë, të fshikëzës dhe vezoreve. - Zbut problemet në sistemin e frymëmarrjes. Çaji nga rrika lehtëson frymëmarrjen dhe proceset inflamatore të organeve të frymëmarrjes. Dhjetë gr rrikë të gërryes t'i përzieni me 2 dl ujë të valuar, e mbuloni për disa minuta. E pini derisa çaji të jetë i vakët. 


(Kosova Sot Online)