Bima e çuditshme, që shëron kancerin

  • 20 November 2015 - 15:15
Bima e çuditshme, që shëron kancerin

Bima e ashtuquajtur “noni”, (lat. Morinda citrifolia) është e pasur me 18 aminoacide të ndryshme, që nxit zhvillimin e muskujve dhe njëkohësisht parandalon dëmtimin e tyre. Pos kësaj, përmban edhe materie të veçanta, që përmirësojnë depërtimin e materieve midis qelizave, kështu që kanë ndikim rigjallërues. Bima ndikon në parandalimin e formimit të droçkave, duke e mbrojtur organizmin me këtë rast nga infarkti. Falë përmbajtjes së saj, bima “noni” mbron nga sëmundjet malinje dhe ngadalëson rritjen e tumoreve ekzistuese. Me përdorimin e rregullt të kësaj bime në masë të madhe kontribuoni në mbrojtjen efikase nga tumoret. Shkaku se është i pasur me shumë substanca, u sugjerohet të gjithë atyre, që vuajnë nga inflamacionet e organeve të sipërme të frymëmarrjes. Pasi që “noni” ndihmon në sekretimin e lëngjeve për tretje, pakëson edhe pjesën më të madhe të problemeve që shfaqen në traktin tretës. Mund të jetë e dobishme si preparat plotësues për të gjithë ata që dëshirojnë të heqin dorë nga duhani, alkooli, drogat e ndryshme. Mangësia e vetme që posedon kjo bimë është se shton oreksin.

(Kosova Sot)