Yndyrën në gjak mund ta ulni në mënyrë natyrale

  • 21 November 2015 - 14:49
Yndyrën në gjak mund ta ulni në mënyrë natyrale

Sasinë e yndyrës në gjak me sukses mund ta zvogëlojmë me ndihmën e pijes nga limoni dhe hudhrat. Për përgatitjen e pijes ju nevojiten 1 kilogram limon, 30 thelb të hudhrës dhe 1 litër ujë.

Pijen e përgatitni në këtë mënyrë: Limonin e preni në rriska të holla, hudhrat i shtypni ose thjesht i bluani në mulli, apo i prekni në pjesë shumë të holla. Në një enë vendosni 1 litër ujë për ta vluar. Vetëm kur të ketë vluar uji, aty hidhni së bashku limonët dhe hudhrat, të cilat tashmë i keni përgatitur, dhe i lini që të vlojnë edhe së paku për nja dy apo tre minuta. Më pas e lini të ftohet dhe atëherë përmes një pëlhurës të pastër e kulloni lëngun dhe e zhvendosni në një kavanoz të pastër. Më pas, sipas dëshirës, mund të shtoni më shumë limonë. Ilaçin ta konsumoni për çdo ditë, në sasinë prej 0,03 deri 0,05 l dhe atë tri herë në ditë. Sasia e fituar do të duhej të zgjaste për dhjetë ditë, e këtë pije duhet ta ruani në frigorifer.  

(Kosova Sot)