Ilaçi natyror për fyt
Të gjithë ne, kush më shpesh, e kush më rrallë, kemi probleme me dhembje të fytit. Sot ka shumë ilaçe për këtë sëmundje. Por, në vend të marrjes së ilaçeve, të cilat e dobësojnë imunitetin e organizmit, përdoreni këtë ilaç natyror, i cili përgatitet me lehtësi.
Përgatitja:
Në një enë të qelqtë renditni rriskat e limonit, shtresat e mjaltit dhe xhenxhefilit, të cilin po ashtu e grini, sikur limonin. Mbylleni enën e futeni në frigorifer ku do të formohet një substancë xhelatinoze.
Përdorimi:
Merreni një lugë të këtij preparati, qiteni në filxhan dhe përvëlojeni me ujë. Çaji është i gatshëm. Këtë preparat mund ta mbanin në frigorifer 2-3 muaj. Është i thjeshtë, por efikas kundër dhembjes së fytit.
(Kosova Sot)