Pesë filxhanë kafe në ditë parandalojnë kumbimin në vesh

  • 26 November 2015 - 11:56
Pesë filxhanë kafe në ditë parandalojnë kumbimin në vesh

Ata që i pinë katër deri në pesë filxhanë kafe në ditë e reduktojnë rrezikun nga kumbimi i veshëve apo ‘tingëllima në vesh’, për 15 %, zbuloi një studim i ri, përkundër faktit që më parë kafeja ishte fajësuar për përkeqësimin e simptomave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një studim i kryer me më shumë se 65,000 femra zbuloi që ato të cilat konsumuan më shumë, kanë reduktuar në mënyrë dramatike rrezikun e paraqitjes së një kumbimi konstant në veshët e tyre. Rreth pesë milionë britanikë vuajnë nga ky problem që mund t’i detyrojë viktimat të bëjnë vetëvrasje.

Profesori Gary Curhan nga Spitali i Femrave në Boston, tha: ‘Ne kemi observuar një lidhje të anasjelltë mes marrjes së kafeinës dhe rënies së kumbimit mes këtyre femrave’. Hulumtimi i publikuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë ka studiuar këto femra mes moshës 30 dhe 44-vjeçare për 18 vite, duke i pyetur për stilin e tyre të jetës dhe historinë mjekësore, gjatë së cilës kohë janë raportuar 5,289 raste të dobësimit të kësaj gjendjeje.

(Kosova Sot)