Disa arsye pse duhet të pini lëng portokalli

  • 26 November 2015 - 23:39
Disa arsye pse duhet të pini lëng portokalli

Lëngu i portokallit konsumohet më së shumti. Pos se ka shije të këndshme, është i mirë për shëndet. Ja disa nga arsyet pse duhet edhe ju të pini lëngun nga portokalli:

- Lëngu nga portokall është i pasur me vitamina C, që ndihmon në forcimin e imunitetit.

- Personat që kanë probleme me shtypjen e lartë të gjakut do të duhej ta konsumojnë rregullisht, sepse ndihmon në uljen e tij.

- Niveli i lartë me vitamina C, i cili gjendet në këtë pemë, ndikon si antioksidues. Kjo vërteton se lëngu i shtrydhur i portokallit mbron nga disa sëmundje, përfshirë kancerin e gjirit dhe të prostatës.

- Portokalli ndihmon në zbutjen e dhimbjeve te artriti, ngërçet e muskujve dhe të indeve.

- Shkencëtarët theksojnë se antioksiduesit nga portokalli ndihmojnë në humbjen e kilogramëve. Një gotë lëng portokalli në ditë ndikon në punën e metabolizmit tuaj dhe shkrin dhjamin.

(Kosova Sot)