Kombinimi i artë: Ilaçi më i fortë natyral kundër kancerit, i të gjitha kohërave

  • 27 November 2015 - 15:24
Kombinimi i artë: Ilaçi më i fortë natyral kundër kancerit, i të gjitha kohërave

Dëshira dhe nevoja për zgjedhje natyrale ka sjellë recetën e mahnitshme, të cilën mund ta përgatisni lehtë dhe ta provoni. Bëhet fjalë për “përzierjen e artë”, ilaçin natyral që me ndikimin dhe dukjen që ngjason në ar. Përzierja e artë sugjerohet te inflamacionet nga viruset dhe bakteret, problemet me alergjitë, si preparat i hatashëm në forcimin e sistemit imun, si dhe parandalues i sëmundjeve kancerogjene. Edhe pse të gjitha këto ndoshta ju duken paksa tendencioze, nëse bazohemi në studimet shkencore dhe në bazë të përbërësve do ta keni të qartë përse kjo recetë është kaq e fuqishme. Para së gjithash këtu kemi të bëjmë me dy përbërës, mjaltin dhe kurkumën, përzierja e të cilave dhuron ngjyrën e artë, në bazë të së cilës kjo recetë edhe identifikohet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mjalti me shekuj njihet në popull si një nga ilaçet më të mira popullore e po ashtu mund të thuhet edhe për kurkumën, sidomos në Indi dhe Kinë, ku kurkuma është përbërësi kryesor i shumicës së ilaçeve popullore. Faktet për kurkumë vijnë duke u bazuar në disa studime shkencore të publikuara në disa nga revistat më me nam në botë. Kurkuma dhe mjalti janë përbërësit kryesorë të përbërjes së artë, e të bashkuar ndikojnë kundër inflamacioneve, kundër baktereve dhe kundër kancerit. Për dallim nga ilaçet kimike, që kanë efekte të dëmshme anësore, përzierja e artë paraqet kombinimin ideal, i cili nuk ka efekte të dëmshme anësore, derisa njëkohësisht përmirëson florën e zorrës dhe përmirëson tretjen.

Për përzierjen e artë, nevojiten:

– 100 gramë mjaltë natyral

– 1 lugë kurkumë

– piper të zi

– 2 lugë uthull të mollës

– një lugë të vogël lëvore të bluar limoni

Përzieni kurkumën, piperin dhe uthullën e mollës. Aty shtoni edhe lëvoren e bluar të limonit dhe krejt në fund edhe mjaltin. I përzieni derisa të gjithë përbërësit të bashkohen. Masën detyrimisht ta mbani në kavanoz prej qelqit, me kapak, në frigorifer. Piperin e shtoni në mënyrë që të shtohet absorbimi i kurkumës, që është vërtetuar edhe nga shkenca, por edhe në praktikë.

Mënyra e përdorimit:

–Për efekt kundër kancerit, forcim të sistemit imun, shëndetin në përgjithësi dhe kundër alergjive sezonale merrni nga një lugë në mëngjes.

– Nëse ndieni se do të ftoheni, do të prekeni nga gripi apo ndonjë infeksion (i mushkërive, fytit dhe ngjashëm me temperaturë), nevojitet të përdorni gjysmë luge të vogël me përzierjen e artë, çdo orë në dy ditë e para të sëmundjes dhe gjysmë luge çdo dy orë në ditën e tretë dhe të katërt. Është shumë me rëndësi që përzierjen e artë ta përdorni në mënyrë të duhur. Nevojitet që masën ta vendosni në gojë, të prisni të tretet pa shpërlarë gojën. Pas kësaj prisni disa minuta para se të pini ndonjë lëng. Nuk do të gaboni, nëse përzierjen e përdorni edhe për ta lyer bukën në kafjall, apo ta shtoni në çaj, me kusht që të mos jetë shumë i nxehtë.

(Kosova Sot)